Skip to content

Ngjarje e rëndë në Greqi, disa persona plagosen pas të shtënave me armë në bregdet

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Kavala në Greqi kur pati një përplasje me të shtëna gjatë së cilës tre persona u plagosën rëndë.

Mediat lokale raportojnë se të plagosurit u transportuan me ambulanca të EKAB në Spitalin e Kavalës.

Sipas informacioneve të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa  arsyet  që çuan në  incidentin e përgjakshëm mbeten të panjohura deri më tani .

Sipas Qendrës TV, 4 ambulanca të Qendrës Kombëtare të Urgjencës dhe forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb