Skip to content

Të miturit futen në Katedralen e Korçës dhe vjedhin lekë

Vidhet Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë.

 

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se është vjedhur një sasi e vogël lekësh në arkat e katedrales.

 

Burimet bëjnë me dije se dyshohet për dy të mitur, ndërkohë që janë duke u bërë procedurat e nevojshme nga policia.

 

Kjo është hera e disatë që vidhen lekë apo sende me vlerë në objektet e kultit në Korçë.