Kryeministri Edi Raam në fjalën e tij në Asamblenë ka zbuluar emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton.
Rama tha se propozon që Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ri në Partinë Socialiste.
Emrat e rinj të propozuara nga Rama:
Damian Gjiknuri do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PS
Blendi Klosi do të jetë Sekretar Organizativ i PS
Anila Denaj Sekretare për Burimet Njerëzore
Romina Kuko, Sekretarja e re për Marrëdhëniet me Jashtë
Bojkena Basha, Sekretare për Rininë në PS
Etilda Gjonaj, Sekretarja për Çështjet e Gruas.
