Skip to content

Iu besua posti i kryeparlamentares, Nikolla: Përgjegjësi për të përmbushur pritshmëritë e Ramës

Lindita Nikolla do të jetë   kryetarja e re e Parlamentit. Në një prononcim për mediat nga Pallati i Kongreseve, Nikolla deklaroi se do të punojë për të krijuar klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend.

Nikolla shtoi se është e mbushur me përgjegjësi për të përmbushur pritshmëritë e Ramës.

‘’Do punoj me përkushtim për respektimin e rregullores, për krijimin e një klime pozitive në Parlament, për krijimin e hapësirave për opozitën.

E mbushur me përgjegjshmëri për të përmbushur pritshmëritë e kryetarit të PS për zgjedhjen time.’’- tha Nikolla.