Pas katër vitesh në krye të ministrisë së Drejtësie, Etilda Gjonaj është caktuar nga kryeministri Edi Rama në një tjetër post duke e emëruar si sekretare për rolin e gruas.
Në një intervistë për mediat, Gjonaj tha se ka bërë punë sakrifice në krye të dikasterit të drejtësisë dhe se beson se punët e nisura do të çohen para nga pasuesi i saj Ulsi Manja.
“Në 4 vite në krye të drejtësisë jam munduar të jap maksimumin tim dhe besoj se falë mbështetjes që kamë marrë kemi arritur rezultate sinjifikative që do të çohen para nga Ulsi Manja.
Besoj se një ministre me një mandat të plotë është i mjaftueshëm dhe besoj se kjo është një kohë e mjaftueshme në krye të dikasterit. Unë i uroj suksese Ulsi Manjës dhe kam bindjen se do të çojë para të gjitha projektet e nisura”, tha Gjonaj.
Ministrja Gjonaj do të mbahet mend në krye të këtij institucioni si e para grua dhe për të gjithë punën e bërë gjatë këtyre katër viteve ku ndër të tjera mund të kujtojme “ndihmën juridike falas, reformën në sistemin penitenciar, kontributin për ecurinë e reformës në drejtësi etj. (TemA)
