Nga Evald Serreqi

Kam bindjen se Shqipëria prej kohësh dominohet nga një pakicë liderësh politikë me mendësi pak a shumë të njëjtë (totalitare), e shqiptarët në mungesë alternativash, apo mungesë guximi, votojnë atë që ato vetë e quajnë e keqja më e vogël.

Shpeshherë proçeset zgjedhore në mungesë institucionesh të pavarura influencohen nga e Keqja në pushtet cilado qoftë ajo, e ja kështu ikën 31 vite demokraci e akoma jemi në tranzicion.

Do doja shumë që kjo gjëndje të marr fund njëherë e mirë por ja që nuk është vetëm në dorën time.

E djathta në Shqipëri prej kohësh është në krizë, e për pasojë e gjithë skena politike e demokracia në vend.

E kjo krizë nuk ka lidhje thjesht me z. Basha por me z. Berisha që e ka dominuar PD gjatë gjithë këtyre viteve.

Dorëheqja (në vitin 2013) e një lideri politik pas humbjes është akt qytetarie, ndërsa pengmarrja e një force politike për interesa personale apo familjare, është kanibalizëm politik apo enverizëm!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re