Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat komentoi detyrën e tij të re si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, por edhe atë të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Ai tha se është një sfidë e madhe dhe nënvizoi se do të japë më të mirën.
“Është një detyrë e vështirë. Do të bëj më të mirën e mundshme për ta çuar përpara atë punë të mirë që është nisur.
Është një sfidë e mirëpritur. Unë kam pas lidhjet e mia me Vlorën dhe aty kam pas rezultat të shkëlqyer.
Nuk ka rëndësi pozicioni, është një sfidë e madhe dhe e mirëpres. Kjo është një pritshmëri e mirë edhe për mua, nuk kam asnjë shqetësim,” tha Gjiknuri.
