Kryeministri Rama bëri të ditur sot se Arben Ahmetaj nuk do të vijojë të mbajë postin e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, por është emëruar Zv.kryeministër në vend të Erion Braçes.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediat Ahmetaj u shpreh se është përgjegjësi e madhe duke shtruar se do të vijojë me projektin e Rilindjes.
“Me shumë përgjegjshmëri dhe me shumë emocion, nuk kam pse ta fsheh se është përgjegjësi e madhe. Dhe vazhdojmë projektin e Rilindjes me kryeministrin Rama”, u shpreh Ahmetaj.
