Skip to content

LISTA: Nga Xhafaj te Braçe dhe Bushati, zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste

Zgjidhen anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste. Socialistët kanë votuar për të qenë pjesë e saj këta emra:

Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Evis Kushi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti.

Ditmir Bushati shpresonte të zgjidhej në Kryesinë e Partisë Socialiste, pas harresës së mërive me kryeministrin Edi Rama.

“Natyrisht që shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për Partinë Socialiste.  Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS-së e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga Partia Socialiste”, tha ish-ministri.