Skip to content

Ylli Rakipi: Gramoz Ruçi e Lefter Koka ikën se do shpalleshin “non grata” nga SHBA, ka një muaj që e di

Pyetjes nëse Gramoz Ruçi dhe Lefter Koka u tërhoqën për të shmangur një shpallje të mundshme “non grata nga SHBA”, gazetari Ylli Rakipi i përgjigj “po” i bindur.

Rakipi thotë se si Ruçi, si Koka, janë “rrëzuar nga kali” nga partia e vet politike.

Rakipi shton se rasti i Kokës ishte flagrant, edhe pse cilësoi se e dinte këtë një muaj më parë, ndërkohë që Ruçi sipas tij, e mbylli më me nder karrierën në një moshë shumë të madhe.

“Padyshim. Dhe këta shpallen, ose rrëzohen nga kali, nga vetë forca politike që i ka, sepse ata i njohin mirë.

Ruçi e mbylli më me nder sepse e mbylli karrierën në një moshë shumë të madhe. Ndërsa Koka është rast flagrant.

Unë e dija një muaj më parë, njerëz të lidhur në njëfarë koalicioni me Ramën ma kishin thënë që do të ndodhte një gjë me Kokën”, tha Rakipi.