Skip to content

Video/ I shumëkërkuar nga SHBA, Leksi Vulaj del përpara gjykatës, si u arrestua pas ndërhyrjes së amerikanëve

Në Gjykatën e Tiranës është duke u zhvilluar seanca për ekstradimin nga vendi ynë drejt SHBA-ve të shqiptaro malazezin Aleksandër (Leksi) Vulaj, i arrestuar me qëllim ekstradimi.

Gjykata ka caktuar masën 40 ditë burg për Vulaj me qëllim ekstradimi. Ai akuzohet për trafik drogë dhe pastrim parash nga gjykata e Miçiganit, ndërkohë që arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me DEA.

Aleksandër apo Leksi Vulaj, i cili mbasi u dënua nga gjykata e Michiganit qëndroi në vendlindje në Malin e Zi ku ndonëse kishte një vendim gjyqësor nga drejtësia amerikane lëvizte krejt lirshëm në kufirin e gjelbër nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri.

Ky informacion ju përcoll Shqipërisë në datën 25 gusht. Në dosjen e vendosur në dispozicion amerikanët e konsiderojnë urgjente kërkesën për arrestimin e Vulajt mbasi sipas DEAS , ai hynte periodikisht në Shqipëri duke lënë rregullisht Malin e Zi që nga ana tjetër nuk pranon ekstradimin e shtetasve në SHBA.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb