Dalin pamjet e tentativës së arratisë së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu ‘313’
Me çengela hekuri në duar dhe me një litar çarçafësh të sajuar, ata zbresin nga kati i tretë i burgut. Vizion Plus ka sigurar një pjesë të momentit të arratisë.
Siç shihet nga pamjet, i pari që zbret është fatmir pjetri e më pas Çekaj.
Gjatë momentit që zbresin ata kalojnë rrethimin por përballen me gardianët e burgut të cilët i neutralizojnë.
Ngjarja ndodhi më 8 gusht të këtij viti, ndërsa u ndihmuan nga Lulzim Çepele i cili preu damarët duke tërhequr vëmendjen e rojeve.
