Skip to content

Shkolla Ahmet Gashi hap dyert si qendër komunitare

Të rinjtë që jetojnë në njësinë 11 në Laprakë kanë tashmë një tjetër mundësi argëtimi. Shkolla Ahmet Gashi gjatë gjithë verës do të qëndrojnë e hapur, si një mundësi ku mund të ushtohen sporte të ndryshme.
 
“Sa bie zilja e mësimit, shumica e këtyre terreneve boshatisen. Në një Tiranë me 1 milion banorë, me kaq shumë të rinj, a e kemi luksin që t’i lëmë të pashfrytëzuara? Mezi pres që tani që kemi hapur 62 palestra, të kemi gjithashtu edhe një kampionat mes 62 skuadrave rinore. Në qoftë se i gjithë qyteti i Tiranës përfshihet nga kjo valë sportive, do të kemi një qytet shumë herë më të mirë nga ai që kemi sot. Ndoshta nga e gjithë Lapraka do spikasim 5-6 talente, por 60 të tjerët, do mësojnë si të jenë qytetarë më të mirë të Tiranës. Për një kryetar bashkie, interesi më i madh është te këta të fundit, jo te sporti elitar, sepse pyetja është: A kemi qytetarë elitarë? E kemi në dorë vetë”.
 
Kryetari i bashkisë Veliaj e shfrytëzoi këtë rast për tu bërë thirrje prindërve që ti regjistrojnë fëmijët në kurse sportive. Sipas tij kjo është zgjidhja e vetme për ti mbajtur larg basteve apo kafeve.
 
“Sa më shumë prindër që i sjellin fëmijët të merren me sport, aq më pak fëmijë do të kemi nesër në pikat e basteve, nëpër kafene. Një mënyrë për të shmangur që kjo gjeneratë, të mos ketë fatin e gjeneratave të mëparshme, është t’i sjellim në kurse të tilla”, tha Veliaj, teksa vlerësoi edhe stafin e mësuesve dhe të trajnerëve që po përhapin një kulturë të re në kryeqytet, duke sjellë masivizimin e sportit tek të rinjtë.
 
Veliaj tha se nisma e bashkisë synon te evidentoje edhe talentet e reja ne sporte te ndryshme.