Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë sot në Vlorë, ku një 25-vjecare humbi jetën pasi ra nga anija e cila drejtohej nga kapiteni Aleksandër Golemaj. Viktima ishte turiste e huaj, e dehur në momentin që ra nga anija dhe 47-vjeçari që u arrestua adhuronte kapitenin Jack Sparrow, jetonte si pirat.
Personi që po shikoni në foto është Aleksandër Golemaj, 47-vjeçari që u vu sot në pranga pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në një anije pirate në Vlorë. Sipas fotove që publikonte në rrjetet sociale, Golemaj ishte i fiksuar pas kapitenit Jack Sparrow, personazhit kryesor të serialit Pirates of the Caribbean, i luajtur nga Johny Depp, dhe e imitonte atë duke u veshur si një pirat.
47-vjeçari, përgjegjës për anijen ku ndodhej dhe 25-vjeçarja, ishte prezent kur e reja ra nga anija që ngjante me një mjet lundrues piratësh. E reja mësohet se ishte një turiste e huaj, që në momentin që ka rënë nga kuverta e anijes, ishte në gjendje të dehur.
Ajo u dërgua gjallë në spitalin e Vlorës, por aty humbi jetën. Për pasojë, është vënë në pranga Aleksandër Golemaj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
