Dy automjete janë përfshirë në aksident duke u përplasur në aksin Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.
Aksidenti ndodhi në fshatin Katund i Ri i Elbasanit dhe për pasojë automjetet janë shkatërruar pjesërisht.
Mësohet se, i dëmtuar ka mbetur njëri prej drejtuesve të automjeteve të përfshirë nē aksident, si dhe është bllokuar përkohësisht qarkullimi.
