Skip to content

Video/ Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti përplas dy persona, shtrihen në trotuar. Kalimtarët u japin ndihmën e parë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, një burrë dhe një grua shihen të shtrirë në trotuar, pasi dyshohet se janë përplasur nga një mjet tip benz.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që iu kanë dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës, që do të bëjë të mundur dhe transportimin drejt spitalit.

Nuk dihet gjendja e të plagosurve dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb