Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Tëitter një foto me gazetaren e BBC, Yalda Hakim. Në mbishkrimin që shoqëron foton , Rama shkruan se është një nder të punonte me të për të nxjerrë afganët nga ferri dhe për t’i bërë që të ndihen si në shtëpi në momentin kur të vijnë në Shqipëri.
Kryeministri shtoi se duhej t’u ofronin atyre një mundësi për të rifilluar një jetë të re .
Postimi i Plotë nga Kryeministri Edi Rama në Twitter:
Një nder të punosh krah për krah @BBCYaldaHakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj që të dalin nga ferri fëmijë, gra dhe burra nga Afganistani dhe t’i bëjnë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë dhe do ta bëjmë atë bashkarisht. Shtrëngim duarsh Për ta për ne për fëmijët tanë.
An honour to work hand in hand with @BBCYaldaHakim and other great people to get out of hell kids, women and men from Afghanistan and make them feel home in Albania.After sheltering them we should offer them a life and we will do it altogether🤝For them for us for our kids🇦🇱 pic.twitter.com/s17c24PJ4M
— Edi Rama (@ediramaal) September 5, 2021
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
