Një vajë 19-vjeçare nga Tirana po hetohet nga Prokuroria për kanosje dhe falsifikim të të dhënave kompjuterike.
Adoleshentja në kryeqyteti ka përdorur instagramin e saj për të kërcënuar një vajzë tjetër të mitur të cilës i ka kërkuar që të krijonte një raport intim.
15-vjeçarja, e cila është gjimnaziste, tregoi se u ngacmua nga një femër te cilën e njohu një vit me pare gjate ndeshjes kombëtare të futbollit për vajza. Nga ana tjetër vajza e akuzuar me inicialet A.F këmbëngul se ka qenë e lidhur me denoncuesen dhe se mbas ndarjes në dëshpërim e sipër ajo vendosi ta kërcënojë.
Sipas materialit hetimor, e mitura zbuloi se përveç llogarisë se saj dikush kishte hapur disa adresa Instagrami me te njëjtin identitet. Por kur ju lut qe t’i mbyllte, gjimnazistja tregon në Prokurori se personi ne anën tjetër ishte një femër si ajo që kërkonte lidhje brenda të njëjtës gjini.
“Vajza me emrin A.F propozoi që të qëndroj një natë me të në hotel ne te kundërt ajo tha se nuk dorëzohej dhe se do t’i shkruante kujtdo qe njihja”, referohet e mitura ne shkresat e prokurorisë, ndërsa ky version vërtetohet edhe nga këqyrja kompjuterike.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
