Gjykata Administrative e Apelit ka anuluar urdhrin e Ministrisë së Infrastrukturës për ndërprerjen e koncesionit 457 milionë euro të rrugës Thumanë-Kashar.
Ka qenë kompania Gener 2, ajo e cila i është drejtuar Administratives për anulimin e koncesionit të bërë në vitin 2019 nga ana e Ministrisë së Energjitikës.
Vendimi i firmosur nga gjyqtarët Rilinda Selimi, Altina Nasufi dhe Blerona Hasa është i formës së prerë dhe tashmë qeveria duhet ta ankimojë në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë për të anuluar vendimin që i jep të drejtë kompanisë Gener 2 dhe lejon vijimin e koncesionit prej 457 milionë euro.

Kujtojmë se Kompania Gener 2 fitoi koncesionin Thumanë-Kashar pasi mori paraprakisht një bonus nga qeveria “Rama” për “propozim të pakërkuar”. Dokumentet e tenderit sugjeronin një kosto ndërtimi prej 226 milionë eurosh, por raporti i Ministrisë së Financave për Parlamentin mbi kostot e kontratave koncesionare flet për një kosto të përgjithshme prej 457 milionë euro.
Kostoja e këtij koncesioni u fry me më shumë se dy herë, krahasuar dhe me vetë parashikimet e qeverisë, duke nxitur dyshimet për një koncesion korruptiv.

Pas përfundimit të tenderit, qeveria dhe Gener 2 hynë në një fazë negociatash, të cilat duhej të çonin në kontratën finale. Negociatat nuk u përmbyllën pasi kryeministri Rama u vendos në siklet nga media, kur një kompani fantazmë me emrin DH Albania, e cila rezultoi fituese e dy tenderëve me vlerë 30 milionë euro në projektin e Unazës së Madhe, duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Dokumente të zbuluara nga media sugjeronin se kishte lidhje mes personave që zotëronin kompaninë DH Albania dhe drejtuesve të kompanisë Gener 2, e cila ishte fituesja dhe e tenderit të koncesionit Thumanë-Kashar.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
