Skip to content

FOTO/ Nuk ka orar trafiku te ish-Dogana, hyrja dhe dalja në kryeqytet ferr në çdo kohë të ditës

Trafiku në hyrje të Tiranës, konkretisht në vendin e njohur si ish-Dogana, duket se nuk ka orar dhe mund ta hasësh në çdo kohë të ditës.

Hapjen e një tuneli të ri në rrethrrotullimin e Sheshit Shqiponjat u ‘trumbetua nga Rama si një lehtësim për automjetet që i drejtohen kryeqytetit, mirëpo realiteti tregon të kundërtën.

Siç ka rezultuar së fundmi, hapja e tunelit nr.5 në hyrje të Tiranës, nuk ka sjellë ndonjë përfitueshmëri të madhe për lirimin e trafikut në hyrje të qyetit.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, hyrja e Tiranës është totalisht e bllokuar dhe trafiku mund të zgjasë edhe për orë të tëra nëse nuk bëhet ndonjë ndërhyrje nga policia rrugore.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb