Zjarri i cili përfshiu masivin pyjor në afërsi të fshatit Pllanë të Lezhës vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në një siperfaqe të konsiderueshme, kanë konfirmuar burimet për Fax News.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikesve, nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve, të cilat janë përhapur edhe në masivin pyjor, pas djegies së një ferme blektorale, që ndodhej ngjitur me malin.
Ndërkohë, zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar, ndërsa në rrezik është edhe linja e tensionit të lartë.
Më herët zjarri ra në një stallë bagëtish në afërsi të Milotit, duke u përhapur fillimisht në stallën e bagëtive dhe me pas u dogj baza ushqimore.
Pastaj, flakët perfshinë dhe pyjet në malin që ndodhet pranë. Në vendngjarje patën shkuar 3 zjarrrfikese, të cilat po punonin për izolimin e vatres së zjarrit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
