E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, vajza më e komentuar e tiktokut, Denisa Doku ka folur për herë të parë për aksidentin ku humbi mikeshën e saj më të mirë.
Teksa u pyet nga moderatorja e emisionit se si i ka ndryshuar jeta pas aksidentit, Denisa ka thënë e përlotur: “Jam shumë bosh, kaq di të them. Kam qenë gjithmonë personi që thoja ta shijoj momentin se nuk i dihet. Tani më shumë se kurrë, e kuptoj që jeta është shumë e shkurtër, thjesht ta shijojmë dhe të kalojmë sa më mirë me njerëzit më të afërt, se kurrë nuk i dihet”.
“Frika ime më e madhe ka qenë humbja e një personi”, ka thënë Denisa teksa shprehet më tej se kjo ngjarje e ka bërë të vlerësojë më shumë jetën.
