Skip to content

Keni në plan të udhëtoni drejt Gjermanisë? TIA publikon njoftimin e rëndësishëm: Ja çfarë duhet të keni me vete

Ndërkohë që Gjermania e ka futur sërish Shqipërinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë sa i përket infrktimeve me Covid-19, Aeroporti Ndërkombëtare Nënë Tereza ka publikuar njoftimin e rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që kanë në plan të udhëtojnë drejt shtetit gjerman.

Në njoftimin e bërë, TIA thekson se shtetasit shqiptar që udhëtojnë drejt Gjermanisë duhet të përmbushin me patjetër kushtet e mëposhtme:

Njoftimi i Plotë nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë
📌Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me:
1. Pasaporten vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
2. Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de
📌Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.
📌Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Tirana International Airport

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb