Skip to content

Po ecnin në Bulvardin e qytetit, makina përplas një të mitur dhe një burrë në Elbasan

Një automjet tip Benz ka përplasur një të mitur dhe një të moshuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se ata po ecnin në bulverdin e qytetit, kur dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë marrë goditje dhe dy kalimtarët në fjalë.

Nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia, parakalimi i gabuar apo arsye tjetër që shkaktoi aksidentin. Policia po punon në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb