Skip to content

Aksident në Lushnjë-Berat/ Makinat përfundojnë në kanal, pesë të plagosur

Një aksident me 5 të plagosur është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.

Dy mjete kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës. Mësohet se personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen deri më tani shkaqet e këtij aksidenti.