Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Lushnjë-Berat, dy automjete përfundojnë në kanal, raportohet për 5 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në aksin Lushnjë-Berat, ku bëhet me dije se kanë mbetur 5 persona të lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat pas përplasjes kanë përfunduar në kanalin jashtë rruge.

Në bazë të informacioneve paraprake nga vendngjarja, të lënduarit gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb