Skip to content

Dalin pamjet nga aksioni/ Kishin fshehur kokainën “Dior” në sediljen e pasme, ky është momenti kur policia në kufi ”shkatërron” mjetin, pranga dy të rinjve (Fotot)

Një sasi prej afro 9 kilogramë kokaine është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, në Vërmicë.

Burime nga policia e Kosovës bëjnë me dije se për rastin janë arrestuar dy të rinj që ishin duke udhëtuar nga Shqipëria drejt Kosovës me një mjet tip ”pegueot”.

Ka pasur dyshime se në pjesë e pasme të sediljeve është fshehur një sasi lënde narkotike, dhe pas kontrolleve të detajuara është pikasur kokaina e ndarë në disa pako.

“Si rezultat i punës dhe bashkëpunimit të autoriteteve të përfshira në MIK (menaxhimi i integruar i kufirit), mbrëmë gjatë kontrolleve policore dhe doganore është parandaluar kontrabanda e rreth nëntë (9) kg, substancë narkotike që dyshohen të jetë e llojit kokainë, si dhe janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge””, njofton policia e Kosovës.

Nuk dihen ende identitetet e dy të rinjve që janë vënë në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve të tyre.

Siç shihet dhe nga pamjet, kokaina ka qenë e ndarë në disa pako, një pjesë e të cilave kanë qenë të mbështjella me logon e firmës luksoze ‘Dior’.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb