Skip to content

Tragjedi në Tetovë! Pamjet nga spitali i përfshirë nga flakët, dyshohet për disa viktima

Spitali modular i Tetovës, i cili shërbente për pacientët me Covid, është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje. Si pasojë e zjarrit spitali është shkrumbuar ndërsa numri i viktimave ende nuk është bërë me dije nga autoritetet.

Sipas televizionit Alsat, dyshohet se kanë ndërruar jetë 15 persona, përfshi pacientë e punonjës të spitalit. Po sipas Alsat, ka shumë persona të lënduar e disa prej tyre janë nisur drejt Shkupit për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë në media u përcoll kjo video, e filmuar nga një kamera amatore.

Të shumtë janë njerëzit që kanë mbërritur në spital për të kontrolluar mbi familjarët e tyre, të shtruar atje apo punonjës të spitalit. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut si dhe drejtues të tjerë të lartë kanë mbërritur në vendngjarje.

Mbetet ende e paqartë se kush ka qenë shkaku i shpërthimit të flakëve.