Skip to content

Fier/ Godet me grushte xhaxhain e tij 70 vjeç, përfundojnë në pranga dy shtetas

Policia në Fier ka arrestuar dy shtetas të cilët akuzohen për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.T (44 vjeç) dhe L.T (46 vjeç) pasi për motive të dobëta kanë goditur njëri – tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Panahor, Mallakastër. Policia njofton se gjatë konfliktit shtetasi L. T ka goditur me grushta xhaxhain e tij me iniciale P. T., 70 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb