Skip to content

Apeli i Posaçëm nuk merr as sot guximin, e shtyn sërish vendimin ndaj Adriatik Llallës

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka shtyrë vendimin final ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për në datën 22 shtator, në orën 13:00.

Edhe pse u tha se në fund të seancës së sotme do të kishte një vendim final për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, Apeli i Posaçëm as sot nuk mundi që të dilte jashtë presionit të dhënies së vendimit për një ish-funksionar të lartë.

Ashtu si edhe gjatë seancës, avokati mbrojtës i Lallës, Sokol Hazizaj përmendi sëmundjen e rëndë nga e cila vuan ish-kryeprokurorin, që i pengoi praninë fizike në sallë.

“Apeli të reflektojë mbi gabimet e mëdha që po bëhen. Adriatik Llalla është duke u kuruar në spital, ndaj nuk mund të ishte i pranishëm në seancën e sotme”, tha Hazizaj në dalje të GJKKO-së.

Hazizaj pretendoi se procesi i hetimit dhe gjykimit ishte i paragjykuar, gjithashtu shtoi se Gjykata e Posacme është në kushte të moskompetencës për dosjen dhe vendimi është i pavlfshëm. Të pranishëm në seancën ndaj Llallës, ishin edhe dy përfaqësues të ambasadës amerikane, si dhe një tjeter i OSBE.

Ish -kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite burg. Gjykata po ashtu vendosi t’i konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i

Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Daniela Shirka, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë çmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.

Dyshime se mund të jetë arratisur? Zbulohet e vërteta e Adriatik Llallës: Ndodhet në spital në gjendje të rëndë…

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb