Skip to content

Shtohen telashet për mjekun Edvin Prifti, mbërrijnë në SPAK një sërë denoncimesh kundër tij. Pse u shtynë me disa muaj hetimet

Në dyert e SPAK, kanë mbërritur një sërë kallëzimesh nga ana e qytetarëve për mjekun kardiokirurg Edvin Prifiti. Përvec hetimeve, që SPAK është duke kryer për procedurat për dhënien e një tender në QSUT, edhe kallëzimet e qytetarëve bënë që për mjekun e njohur Prokuroria e Posacme të kërkonte zgjatke hetimesh.

Burimee të sigurta bënë me dije për Fax News se gjatë periudhës 6 mujore do verifikohen të gjitha kallëzimet e mbërritura në institucionin e akuzës. Për Edvin Priftin SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit” dhe “pastrimit të parave. Ky rast në shëndetësi u zbulua rastësisht, gjatë përgjimeve për korrupsionin në Gjykatën e Krujës. Siapas SPAK, Prifti vetë dyshohet se ka marrë 2 mijë euro rryshfet për operimin e nënës së kryesekretares së gjykatës së Krujës, Manulela Mallkuci, e cila ishte nën pëegjim për korrupsionin në Gjykatën e Krujës.

Gjatë hetimeve SPAK, kërkoi edhe sekuestrimin e pasurisë së kardiokirurgut. Kërkesë të cilën gjykata e Posaccme e pranoi duke vendosor të bllokojë 2 llogari bankare të mjekut të njohur. Konkretisht janë sekuestruar shumat 51.4 mlion dhe 177 mijë euro ndërsa nga hetimet sipas SPAK, ka rezultuar ngritja e një skeme të mirëfilltëlë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore fallco me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Mjeku Edvin Prifti vijon të jetë i pezulluar me vendim të gjykates së posaccme të apelit e cila rrëzoi masën e sigurisë arrest me burg. Kujtojmë se pas vënies në akuzë, SPAK gjate caktkmit për masën e sigurisë kërkoi arrest me burg, për priftin, kërkesë të cilën Gjykata e Pranoi, por ajo u rrëzua nga Apeli, i cili vendosi ta hetojë mjekun në gjëndje të lirë. Por edhe këtë vendim SPAK e ka dërguar në Gjykatën e Lartë, ku kërkon rikthimin në burg të mjekut Prifti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb