Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së.
Ishte vetë kryetari i partisë, Lulzim Basha që njoftoi se Berisha është përjashtuar.
Por çfarë ndodh tani?
Berisha do të jetë në Parlament, por jo si pjesë e grupit të PD-së, por i pavarur.
Pra, ai u përjashtua nga grupi, por nuk i hiqet e drejta për të përfaqësuar qytetarët që e votuan në zgjedhjet e 25 prillit.
S’ka gjë më poshtëruese për të, se të shkojë si person privat në Kuvend dhe të gjithë t’i qendrojnë larg, sikur ka lebrën.
