Skip to content

“Po të isha si demokratët do ta nxirrja nesër për brekësh nga zyra Bashën”, shpërthen Bushati: E shiti Berishën te Rama

Analisti Andi Bushati, e konsideron të kapur Lulzim Bashën, pas vendimit të tij për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berishën.
Bushati tha se Basha e ka shitur Berishën tek Edi Rama.

“Po të isha demokrat, do të shkoja nesër aty te zyra e PD, ta nxirrja për brekësh lulzim Bashën jashtë!
Nuk mund të shitet opozita tek Edi Rama. Sot Basha e shiti Berishën te Edi Rama.

Demokratët kanë tre javë, që kanë parë që mediat e paguara nga Rama shpjegonin se si Basha bëhej më i fortë duke e hequr Berishën. Pra, ata që e duan të varrosur PD-në. Kjo i shërben vetëm Edi Ramës“, tha ndër të tjera Bushati.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb