Skip to content

Katari bën thirrje për krijimin e një mekanizmi për sigurimin e ndihmës humanitare për Afganistanin

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, bëri thirrje që të krijohet një mekanizëm për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin.

Ministri Al Thani, bëri një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter lidhur me vizitën e tij në Pakistan për të diskutuar çështjen e Afganistanit.

Al Thani vuri në dukje se në Pakistan kanë zhvilluar një sërë mbledhjesh vëllazërore në të cilat kanë vënë theksin mbi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe dhe strategjike mes dy vendeve dhe konsensusin për çështjen e Afganistanit.

Ai bëri thirrje që të krijohet një mekanizëm për të siguruar ndihmë humanitare për Afganistanin, pa bërë ndonjë llogari politike.