Skip to content

Berishës i hedhin lule në makinë si në një kortezh mortor, ironia e Mero Bazes: Mu kujtua arkivoli i Azemit

Sali Berisha kishte mbledhur disa njerëz me në krye Sali Lushajn, për ta pritur para Kuvendit, për të krijuar idenë se ka mbështetjen e demokratëve.

Interesant ishte fakti se makinës së tij i hidhnin lule sipër dhe të krijohej ideja se ishte një kortezh mortor.

Kjo gjë është komentuar dhe nga gazetari Mero Baze.

“Duke parë Berishën e përcjellë nga Sali Lusha për në Kuvend nën thirrjet “Basha Ik” disa prej tyre hidhnin lule mbi veturën e Berishës.

Kamera që e filnonte nga lart të jepte imazhin e nje makine arkivoli që po nisej.

Dhe s’di pse mu kujtua arkivoli i Azemit. Shtator është”, shkruan Baze.