Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot presidentin amerikan, Donad Trump kundër rrezikut për një luftë tregtare nëse SHBA-ja konkretizon kërcënimin e saj për vendosjen e taksave mbi importin e automjeteve të huaja.
“SHBA-ja është origjina e një konflikti tregtar pasi vendosi tarifa doganore mbi importin e çelikut dhe aluminit”, theksoi Merkel.
“Mund të shkaktohet një luftë e vërtetë tregtare me taksat mbi importet e automjeteve”, shtoi Merkel para dhomës së deputetëve në Berlin./Gazetadita
