Skip to content

Socialistët nuk bëjnë mbledhje në seli, shihni ‘paradën’ e mbërritjes së tyre në Kuvend, kush ishin të parët që u shfaqën (VIDEO)

Pak momente përpara nisjes së legjislaturës së 10-të parlamentare, shihet mbërritja e deputetëve të PS në ndërtesën e Kuvendit.

Vihet re se socialistët nuk kanë bërë mbledhje të grupit parlamentar ashtu siç bënë demokratët të cilët u mblodhën në selinë e PD-së 1 orë përpara seancës parlamentare.

Ndërkohë kryeministri Rama nuk është parë ende të mbërrijë në Kuvend dhe as në selinë e partisë Socialiste, teksa deri më tani nuk ka bërë asnjë lloj reagimi për vendimin e dhënë nga Basha ditën e djeshme për përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

(B.V/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb