Është mbyllur seanca e parë parlamentare e legjislaturës së 10-të të Kuvendit. Kryesuesja e seancës ka qenë deputetja e PS-së Luljeta Bozo.
Në këtë seancë u përcaktuan sekretarët e përkohshëm të Kuvendit dhe u vendos ngritja e komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e mandatëve të deputetëve.
Në këtë komision verifikimi u përzgjodhën si anëtarë Nga Partia Socialiste Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu. Ndërkohë nga Partia Demokratike anëtarë të Komisionit janë Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi.
Ndërkohë që pritet që deputetët e zgjedhur nga rradhët e mazhorancës dhe opozitës për të qenë pjesë e komisionit të verifikimit të mandatëve, të bëjnë detyrën e tyre dhe më pas do të ketë mbledhje tjetër të parlamentit ku seanca do të mbahet në orën 17:00 të ditës së sotme dhe ku deputetët e zgjedhur do të betohen për të marrë kësisoj dhe mandatin e tyre.
Ndërkohë sot kjo seancë e parë është pritur me shumë interes pasi së pari opozita është rikthyer në sallën e Parlamentit pas me shumë se 2 viteve bojkot duke u lënë mandatin kandidatëve që ishin poshtë listës fituese të të gjitha partive opozitare. Por ndërkohë një zhvillim i papritur erdhi dje nga kampi blu ndërsa Lulzim Basha kreu i PD-së njoftoi përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-liderit historik të demokratëve Sali Berisha disa muaj pas shpalljes ‘non grata’ të këtij të fundit nga SHBA. Berisha kishte deklaruar më parë se nuk do të tërhiqej nga e drejta e tij për të çuar në vend vullnetin e popullit si përfaqësues në Kuvend, ndërsa më herët paralajmëroi dhe padi për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit Antony Blinken.
I shoqëruar nga deputetët Flamur Noka, Edi Paloka dhe Tritan Shehu si dhe dhjetëra mbështetës ai mbërriti sot në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa artikuloi për herë të parë akuzën se mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ka një marrëveshje për ta mënjanuar atë dhe të gjithë kundërshtarët e kryeministrit Rama nga politika. Ai deklaroi se askush nuk e ndalon dot të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së si dhe të hyjë në selinë blu duke paralajmëruar ‘tërmet’ brenda Partisë Demokratikë, parti të cilën e udhëhoqi për më shumë se dy dekada.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
