Janë zbuluar emrat që ka propozuar Partia Socialiste për të drejtuar komisionet parlamentare.

Burime bëjnë me dije për Fax News se Eduard Shalsi do të jetë kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Arben Pëllumbi do të jetë në krye të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Klotilda Bushka Ferhati do të jetë drejtuesja e Komisionit të Ligjeve, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Ulsi Manjën, i cili është propozuar nga Rama për të mbajtur detyrën e Ministrit të Drejtësisë.

Nasip Naço do të drejtojë Komisionin Parlamentar të Sigurisë si dhe Petro Koçi do të jetë zv.kryetar në Komisionin e Arsimit.

Ndërkohë Ermonela Felaj do të jetë zëvendëskryetare e Kuvendit, në krye të të cilit është propozuar Lindita Nikolla.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko