Skip to content

Përjashtimi i Berishës, Juela Meçani: Nuk i duhet lënë e gjithë kostoja e problemeve në PD ish-kryeministrit, ai ka ditur të thotë jo për të mirën e kombit, në 8 vite nuk pamë figurë tjetër lideri

Autore dhe moderatore e emisionit “Pushteti” në Fax News Juela Meçani foli mbi përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar duke thënë se jo e gjithë barra për problemet në PD i duhet adresuar Berishës sepse ai në 8 vite ka denoncuar shumë raste krimi dhe korrupsioni që më pas kanë rezultuar të vërteta.

Meçani theksoi se një lider që ka guximin t’i thotë gjërat hapur është i pashantazhueshëm dhe se Basha në 8 vite nuk ka mundur të krijojë një imazh të tillë që fjala e tij të ketë impakt të fortë.

“Për hir të se vërtetës e prisja ktë vendim, kisha një ide sepse gjithë këto muaj Basha ka pritur për të ndërmarrë këtë hap. Që kur u njoftua mbledhja, unë e dija që ai thjesht do e komunikonte këtë vendim.

Në të gjithë historikun e Pd-së ai i ka marrë vetë vendimet pa u konsultuar me njeri. Përgatitjet kanë nisur që nga 2017 ku u larguan me dëshrë ose jo sumë anëtarë të PD-së, pas 8 vitesh sërish nuk fitoi zgjedhjet.

Çdo gjë është bërë me një prapavijë. Opozita ka qenë dhe do të jetë fasadë sic e tha dje Berisha, liderët duken kur dijnë të mbajnë presionin, dhe përtej patetizmit Berisha për hir të së mirës së vendit vet ka ditur të thotë jo shumë herë.

Ka thënë jo për mënyrën si kreu i OSBE analizonte proceset zgjedhore në Shqipëri, edhe kur i thanë ndërprit numërimin kur nuk donin që Basha të bëhej kryetar bashkie asokohe. Ai ka ditur të ruajë autonominë e vendit dhe të vendosë për të mirën e kombit.

Pse në 8 vite PD-ja nuk krijoi të paktën nje figurë fjala e të ciolit të godiste dhe të kishte impakt, pse Basha nuk krijoi imazhin e një lideri. Koston PD-ja e ka marrë nga largimi i njerëzve të saj më të mirë. Mos ti lëmë të gjithë barrën Berishës, sepse po të mos kishin qenë denoncimet e tij në 8 vite të cilat kanë dalë të vërtëta si për krim apo korrupsion. Kur nuk ke guximin të thuash me zë të lartë të vërtetat do të thotë je i shantazhueshëm”– u shpreh Meçani.

(E.D.faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb