Sali Berisha e ka cilësuar të pabesë Lulzim Bashën pas vendimit për përjashtimin e tij nga partia. I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha u shpreh se iu komunikua lajmi përmes telefonit nga vetë zoti Basha, 20-minuta përpara se të bëhej publik në media.
Berisha zbuloi mbrëmjen e sotme se i ka thënë Lulzim Bashës që vendimin t’ia komunikojë grupit parlamentar, ndërkohë që ai e mori njëherë vendimin dhe më pas zhvilloi mbledhjen.
Sali Berisha: Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.
Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta përpara se të dalë në televizor. Mua ma tha në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike. I kërkova që kundërshtimin e tij t’ia përcillte atyre në mbledhje.
Në fakt ai dha mesazhin pastaj bëri mbledhjen. Gjithçka e ka bërë vetëm për veten e tij. Gjithçka e ka bërë në interesin e tij personal.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
