Skip to content

Arrestohet mashtruesi i 1 milionë eurove

Një 41 vjeçar ra në prangat e policisë pasi nëpërmjet mashtrimit i kishte marrë disa personave 1 milion euro.

 

Operacion i koduar “Lucia” çoi në arrestimin e Klodian Cirunës me precedent penalë të mëparshëm mashtrimi, pasi duke iu premtuar se do t’iu siguronte leje ndërtimi u mori tre personave një shumë prej 1 milionë eurosh.

 

41-vjeçari pretendonte se kishte lidhje me një nga studiot e avokatisë në Milano duke bërë kontrata noteriale fiktive madje duke krijuar një kompani Call Center me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme.