Skip to content

Po qarkullonin me dy granata dore në makinë, arrestohen dy personat e rrezikshëm në Tiranë (Emrat)

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në mjetin me të cilin po udhëtonin janë gjetur dy granata dore. Burime bëjnë me dije se personat e arrestuar janë nga pogradeci: Klement  Hysa dhe Florenc Zeqo.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në çdo fushë të saj.

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vënë në pranga një shtetas që qarkullonte si pasagjer në një automjet me dy granata dore me vete.

Në pranga dhe drejtuesi i automjetit për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sekuestrohen 2 granata dore.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volksëagen Golf” me drejtues shtetasin F. L dhe pasagjer K. H.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, poshtë sediljes së pasagjerit ku ndodhej shtetasi K. H, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata dore.

Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit K. H., 27 vjeç, banues në Pogradec dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasin F. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/faxweb