Një numër i madh qytetarësh kanë dalë paraditen e sotme në protestë pranë sheshit Nënë Tereza, ku shprehen kundër vaksinimit të detyrueshëm. I pari që foli ishte botuesi Alfred Çako, i cili tha se kjo protestë është kundër vaksinimit të studentëve me detyrim, ndërsa tha se vetë OBSH ka pranuar që vaksinat nuk shërojnë.
“Kemi dalë kundër vaksinës me detyrim, që e ka lancuar kryeministri. Ne jemi pasardhës të Aleksandrit, dhe nuk ka minj që mund të na nënshtrojnë ne. Duroni shqiptarë dhe 6-7 muaj, vaksinat nuk të shërojnë, e ka pranuar dhe vetë OBSH. Ne kemi dalë në mbështetje të studentëve, njësoj si në 90 që rrëzuam diktaturën sot kemi një detyrë edhe më të madhe. Ku ka logjikë kjo që përdorin këta, as 20% e shqiptarëve nuk janë vaksinuar me dy vaksina dhe shumica dhe atyre që e kanë bërë janë bërë pishman. Edi Rama të tërhiqet nga kjo diktaturë”, tha Çako.
Ndërkohë që një tjetër prej organizatorëve Altin Goxhaj foli dhe për personat që sipas tij qëndorjnë pas vaksinës.
‘Ata që financojnë vaksinën kanë një plan për shpopullimin e botës, Ted Terner ka krijuar një organizatë në 2009 së bashku me Soros dhe Gates, e cila është pas vaksinave. Këta njerëz që kishin çështjen kryesore shpopullimin, pse tani janë kaq shumë të shqetësuar për vaksinimin, duke kërkuar të vaksinojnë edhe personat që nuk kanë nevojë. Pse këta persona duan që ne të kemi patjetër në trupin tonë një gjë që ne nuk ia dimë pasojat. A ka mundësi qeveria shqiptare ta dijë, kur ka nënshkruar një kontratë për sekretin e vaksinës.
A ka të drejtë kush të fusë në trup diçka që ne nuk e duam, çfarë duhet të bëjmë ne në diktaturë. Këta që kanë vendosur të nxjerrin ligjin për studentët, dhe më pas për shkollat e kopshtet, këta që po përgatisin kampe si të aushvicit, njëkatëshe njësoj si në Aushvic, këta njerëz që kanë një plan për të gjithë ne, nuk kanë frikë, dhe e dini pse se ne jemi 40 herë më pak nga sa duhet të ishim. Ata nuk kanë frikë se ne jemi pak’, tha Goxhaj.
(E.K/Faxweb.al)
…
/faxweb
