Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një pjesë nga deklarata e tij teksa ndodhej në hyrje të Kuvendit dy ditë më parë.
Ai u shpreh se Rama mund të blejë dhe të shesë Bashën, por kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë.
Kjo deklaratë është shpërndarë masivisht në rrjet e mesa duket Berisha e ka pëlqyer kaq shumë videon që është bërë nga ndjekësit saqë e ka ndarë dhe në ‘Facebook’.
“Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën. Por, kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë”, shprehet ish-kryeministri Berisha.
REMOTE_ADDR:[]
