
Detaje të reja janë mesuar përsa i përket incidentit të mbrëmjes së djeshme. Burime nga grupi hetimor se deri më tani janë shoqëruar tre persona, të cilët vijojnë të merren në pyetje nga grupi hetimor.
Sipas informacioneve duke u marrë në pyetje në komisiariat janë administratori i pallatit, shefi i teknikës së kompanise së ashensorëve, si dhe mirmëmbajtesi i ashensorëve.
Ndërsa lidhur me këtë ngjarje kanë dfolur për mediat edhe banorët të cilët thanë se i njëjti problem kishte ndodhur edhe më parë dhe se nuk ishte ndërmarrë asnjë masë. Banorët u shprehën se e kishin marrë vesh për ngjarjen nga një telefonatë dhe shtuan se shqetësimi më i madh oshte për gruan shtatzënë e cila aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Deklaratat e banorëve për rënien e ashensorit në Astir
Banorja 1: Para dy muajsh ka ndodhur e njëjta situatë madje kam qenë vetë personalisht në atë rast. Në atë rast telefonova për ndihmë.
Banorja 2: Më morën në telefon më thanë se cfarë kishte ndodhur. Më delikate ishte situata e gruas shtatzanë. Unë banoj këtu që në 2017, kemi pasur probleme. Kemi bërtitur disa herë se ulen ashensorët, janë punonjësit privatë. Bëjn edhe si cuba bëjn edhe si të fortë. Nuk vijnë të rregullojnë defektin por e lejn ashtu.
Shkëputja e ashensorit në Astir, të dhënat zyrtare: Dy gra janë plagosur, njëra prej tyre në gjendje të rëndë
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
