Skip to content

Rënia e ashensorit në Astir, arrestohet tekniku. Procedohet administratori i firmës (EMRAT+DETAJET)

Policia e Tiranës ka arrestuar teknikun e mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, të kompleksit të pallateve “Fratari”, në Astir.

Në pranga ka përfunduar 34-vjeçari me iniciale Defrim Shabani i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë mesnatës, dyshohet se duke qenë i punësuar si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve, në kompleksin e pallateve “Fratari”, në Astir, nuk ka konstatuar problemin teknik që ka patur ashensori i njërit prej pallateve të kompleksit, i cili është shkëputur, duke rënë në gjendje të lirë sëbashku me disa shtetas që ndodheshin në të. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 27 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Po në vijim të veprimeve është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” vëllai i tij shtetasi Dritan Shabani 37 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës ku ishte i punësuar vëllai i tij shtetasi D. Sh si teknik i mirëmbajtjes dhe kontrollit të ashensorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshem.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb