Skip to content

“Albanian Cowboys”, të rinj nga qytete të ndryshme të apasionuar pas kuajve, vizitojnë Burrelin

Të rinj nga qytete të ndryshme të vendit tonë i ka bërë bashkë pasioni për kuajt. Ata e quajnë veten “Albanian Cowboys”, pasi stili i tyre është pikërisht kauboi. Këta të rinj të profesioneve të ndryshme, nga officer policie e deri tek punonjës të administratës shtetërore, kanë të gjithë pasion kuajtë. Grupi i krijuar rreth 7 vite më parë, përbëhet prej afro 20 anëtarësh që janë bërë bashkë në një mision, të promovjnë vendin tonë, me vizita në qytete e vende të ndryshme. Ndalesa e radhës e këtij grupi ishte qyteti i Burrelit. Ata zhvilluan një paradë në rrugët e qytetit, për të vijuar më pas në fshatra. Drejtuesi i grupit “Albanian Cowboys”, Shkëlzen Brahaj, thotë se qëllimi i grupit nuk është aspak fitimprurës, pasi në thelb ka promovimin e vendeve të ndryshme të Shqipërisë e kjo bëhet e ndërthurur me pasionin ndaj kuajve.

Brahaj shprehet se anëtarësimi në Federatën e Hipizmit është i pamundur për shkak të legjislacionit shqiptar, sepse stili që ata promovojnë dhe ushtrojnë nuk bën pjesë në federatë.

Gazmir Fiçorri është anëtari i grupit “Albanian Cowboys” që përfaqëson Burrelin. Ai shprehet se një tjetër qëllim i këtij grupi është dhënia e mesazhit për të rinjtë që të rrijnë larg veseve të këqija dhe të merren me këtë sport të bukur.

Grupit “Albanian Cowboys” pritet t’i shtohen edhe anëtarë të tjerë të apasionuar pas këtij stili të hipizmit në vendin tonë, të frymëzuar nga filmat “Cowboy”.[12/09, 21:05] Ervin Sina: “Albanian Cowboys”, të rinj nga qytete të ndryshme të apasionuar pas kuajve, vizitojnë Burrelin

Të rinj nga qytete të ndryshme të vendit tonë i ka bërë bashkë pasioni për kuajt. Ata e quajnë veten “Albanian Cowboys”, pasi stili i tyre është pikërisht kauboi. Këta të rinj të profesioneve të ndryshme, nga officer policie e deri tek punonjës të administratës shtetërore, kanë të gjithë pasion kuajtë. Grupi i krijuar rreth 7 vite më parë, përbëhet prej afro 20 anëtarësh që janë bërë bashkë në një mision, të promovjnë vendin tonë, me vizita në qytete e vende të ndryshme. Ndalesa e radhës e këtij grupi ishte qyteti i Burrelit. Ata zhvilluan një paradë në rrugët e qytetit, për të vijuar më pas në fshatra. Drejtuesi i grupit “Albanian Cowboys”, Shkëlzen Brahaj, thotë se qëllimi i grupit nuk është aspak fitimprurës, pasi në thelb ka promovimin e vendeve të ndryshme të Shqipërisë e kjo bëhet e ndërthurur me pasionin ndaj kuajve.

Brahaj shprehet se anëtarësimi në Federatën e Hipizmit është i pamundur për shkak të legjislacionit shqiptar, sepse stili që ata promovojnë dhe ushtrojnë nuk bën pjesë në federatë.

Gazmir Fiçorri është anëtari i grupit “Albanian Cowboys” që përfaqëson Burrelin. Ai shprehet se një tjetër qëllim i këtij grupi është dhënia e mesazhit për të rinjtë që të rrijnë larg veseve të këqija dhe të merren me këtë sport të bukur.

Grupit “Albanian Cowboys” pritet t’i shtohen edhe anëtarë të tjerë të apasionuar pas këtij stili të hipizmit në vendin tonë, të frymëzuar nga filmat “Cowboy”.