Skip to content

Kroacia lë Rusinë në shtëpi

Të dyja erdhën mes tetë më të mirave falë gjuatjes së penalltive dhe ishin sërish penalltitë që vendosën se kush do të vazhdonte edhe në katër më të mirat e Kupës së Botës, Rusi 2018. Flasim për ndeshjen e fundit çerekfinale midis Kroacisë dhe Rusisë.

Ndeshja është mbyllur në barazim në 90 minutëshin e saj me një barazim të vulosur që në pjesën e parë. Ishte Çerishev që shënon i pari duke kaluar Rusinë përpara pas një goditje të fortë nga jashtë zone. Por barazimi vjen me Kramariç me kokë nga brenda zone pas barazimit të Manzukiç.

Në pjesën e dytë pavarsisht përpjekjeve të dy golave nuk japin asnjë ndryshim duke e dërguar ndeshjen në shtesa. Pikërisht aty ka edhe dy gola që janë sërish nga një për secilën skuadër dhe të dy janë mbrojtës. Është fillimisht Vida që kalon Kroacinë përpara dhe më pas një tjetër mbrojtës Fernandez barazon ndeshjen duke e dërguar atë në penallti.

Ashtu, si ndaj Danimarkës është Kroacia që kalon pas gjuajtjeve të penalltive duke fituar kështu 4-3 pas gjaujtjes së tyre. Kështu Rusia e mbyll këtu botërorin e organizuar në shtëpi dhe duhet ti gëzohet këtij suksesi por edhe organizimit./Berati.TV

Rusi 2-2 Kroaci (pen 3-4)

Shënues: Çerishev 31’, Fernandez 115’/ Kramariç 39’, Vida 101’