Skip to content

‘Ku ta dija unë i gjori që…’, Flamur Noka nuk i ndal sulmet ndaj Bashës, pa asnjë rezervë në mbështetje të Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike Nard Ndoka, është një nga të paktët demokratë që ka dalë publikisht në krah të Sali Berishës, pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar.

Duke sjellë në vëmendje disa vargje të njohura që përdoren gjerësisht nga shqiptarët të Kiço Spirit, Ndoka lëshon mesazh për kryedemokratin Basha.

Mora pushken dola n’mal,

Te luftoja per atdhe..,

Ku ta dija une i gjori..,

Se armiku ishim …Ne……

Gjatë gjithë këtyre ditëve ku Berisha dhe Basha janë përfshirë në një përplasje në mes tyre, Noka ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook të gjitha mesazhet e ish-kryeministrit, duke lënë të kuptohet qartë se do të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij publik.

Përveç Nokës në krah të Berishës kanë dalë dhe deputetët Edi Paloka dhe Tritan Shehu.

Ndjekësit i kërkojnë Nokës në komente mbledhjen sa më parë të Këshillit kombëtar të PD-së, ku sipas tyre duhet të merret dhe vendimi për largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb